Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Hyundai prezanton modelet e reja të veturave, përmes një “spektakli në qiell” me dronë – me të cilin u thye Rekordi Botëror Guinness

Hyundai nisi markën e saj të automjeteve luksoze Genesis në tregun kinez në fund të muajit të kaluar, dhe me atë rast kompania koreano-jugore bëri një spektakël të vërtetë në qiell dhe vendosi një Rekord të ri Botëror Guinness.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse Genesis nuk është aq i njohur në Evropë, në Azi është një markë e njohur që konkurron me kompani të tilla si Mercedes, BMW, Audi, Lexus dhe modele të ngjashme.

Dy modele janë njoftuar në tregun kinez – G80 dhe GV 80 SUV, të cilat së shpejti duhet të dalin në shitje, dhe gjithashtu është paralajmëruar hapja e një salle ekspozite luksoze në Shanghai.

Dhe pikërisht në atë qytet, domethënë mbi atë qytet, u zhvillua një ngjarje e cila njoftoi zyrtarisht mbërritjen në tregun kinez dhe në të cilën roli kryesor u luajt nga dronët.

Siç mund ta shohim në videon e postuar në YouTube, formimi i formacioneve të ndryshme të dronëve në qiell shkëlqeu me emrin e markës dhe logon e Genesis dhe madje pamjet 3D të dy modeleve që do të dalin në shitje.

Për më tepër, shikoni videon e bashkangjitur dhe spektaklin qiellor në të cilin u përdorën gati 3,300 dronë, duke thyer rekordin e Guinness për numrin e dronëve të përdorur njëkohësisht.

Postime të ngjashme

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Volkswageni paralajmëron dy modele të reja elektrike

S.B.

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shitjet e veturave në Gjermani rriten me 36% në mars

S.B.

Qëndronte i “konservuar” për 35 vjet, zbulohet një Porsche super i rrallë – një makinë që përmbante një mrekulli të vërtetë

S.B.

Djali me një Lamborghini Urus kërcen mbi një Lamborghini Aventador

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...