Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

I 19-ti në listë/ Meta mbron Majkon: I është gjendur PS-së në ditë të vështira, i 17-ti duhet të ishte në burg

Presidenti Ilir Meta ju është përgjigjur në “Log” me Endri Xhafon deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama në një studio televizive rreth tij. Kryeministri është shprehur se Presidenti është kthyer në një kërcënim për Reformën në Drejtësi, por Meta u shpreh se ajo nuk është reforma e drejtësisë, por “Ramaforma”.

“Është Ramaformë. Kur u thashë hajdeni këtu, i vetmi që nuk erdhi ishte Rama. Pastaj tha unë do ta vjedh me Dvoranin, dvorançe. Kjo është Ramaforma. Ai mund të censurojën Vasilin, por jo Ilir Metën.”

Po ashtu, Meta tha se ai që renditet i 17 në listën e Partisë Demokratike duhej të ishte në burg. I 17-i në listën e PS është Alqi Bllako, i cili ka qenë dikur Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.

Sipas kreut të shtetit, Bllako është vendosur para Pandeli Majkos, edhe pse ky i fundit i “është gjendur PS-së në ditën më të vështirë.”

“Ua tregoj reformën në drejtësi, i 17 në listën e PS, duhet të ishte në burg. Po është aty që të vjedhë votat. Para Majkos që i vajti PS-së në ditën më të vështirë, më të sterrë…”.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...