I akuzuar për skemën e mashtrimit me mikrokreditë, vetëvritet 45-vjeçari

nga D V

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës vuri nën sekuestro dy shoqëri tregtare të mikro-kredive, MCA dhe FINAL, të cilat funksionin si skema mashtrimi me pasojë zhvatjen e parave e pasurive të qindra qytetarëve, njëri prej të akuzuarve për çështjen ka kryer vetëvrasje.

Mësohet se 45-vjeçari Olsi Ibro është vetëhedhur nga një pallat në rrugën ‘Ramazan Shijaku’, pranë stacionit të Trenit në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.

E përfshirë në skemën e mashtrimit me mikroreditë është edhe bashkëshortja e 45-vjeçarit të ndjerë, Elsa Ibro, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More