Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

I akuzuari tenton të flirtojë me gjykatësen me shpresën se ajo do t’ia falë, përkundrazi – e dënon me 5 mijë dollarë

Një burrë në Florida që akuzohet për tentim vjedhje, ka tentuar të flirtojë me gjykatësen e rastit – me shpresën se ky veprim do ta bindë gjykatësen t’ia zbut dënimin.

Demetrius Lewis u shfaq para gjykatëses Tabitha Blackmon gjatë seancën dëgjimore të zhvilluar online me Zoom, ku Lewis akuzohet se kishte tentuar të futet në një shtëpi brenda të cilës po flinin tre fëmijë, transmeton Telegrafi.

Videoja e Lewis duke flirtuar me Blackmon është bërë virale në internet, dhe deri më tani është shikuar mbi një milion herë.

“Si jeni. Më duhet ta them se jemi shumë e bukur”, dëgjohet Lewis duke pyetur gjykatësen derisa shfaqet live në Zoom.

Ai nuk ndalet me kaq, madje i shpreh haptazi dashurinë gjykatëses Blackmon të cilës i thotë se “e dashuron”.

Por ajo ishte e prerë: “Në rregull z. Lewis. Komplimentet mund të qojnë kudo, por ndoshta këtu jo”.

Në fund edhe u dëshmua se kjo taktikë nuk i bëri edhe aq shumë punë, pasi u dënua me një gjobë prej 5 mijë dollarëve.

Por kjo nuk ishte hera e parë që ai shfaqet në bankën e të akuzuarit. Lewis i kishte kaluar katër vite në burg.

Postime të ngjashme

Shimpanzetë për herë të parë në histori sulmojnë dhe vrasin gorillat në natyrë

D V

Në këtë hapësirë qentë ndihen më së keqi kur mbeten vetëm

D V

Emiratet e Bashkuara Arabe po e krijojnë shiun për të ‘luftuar’ me temperaturat 50 gradë Celsius

D V

Këto gra përqafuan kaçurrelat e tyre natyrore dhe rilindën – duken për mrekulli

D V

Zbuloni çfarë tregon forma e ballit për personalitetin tuaj

D V

Pse francezët pothuajse kurrë nuk thonë “Të dua”?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...