Kronika Shqipëri

I arrestuar për lidhjen me Avdylajt, digjet ‘Porsche’ i biznesmenit në Elbasan

Zhurnal Ads

Një automjet është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina tip ‘Porsche’ me targa AA 007 NG i përket biznesmenit Elis Bahushi.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018 pasi nga përgjimet telefonike rezultonte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku.

Elis Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”. Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze.

Biznesmeni ka qenë dhe subjekt i OFL-së ku më 18 gusht të këtij viti i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë.

Ai duhet të deklaronte pasurinë pasi ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Postime të ngjashme

OFL drejt shkrirjes, Lleshaj: Do të kërkojmë shtyrje të afatit të vlefshmërisë së ligjit

S.B.

Drogë, armë e municione/ Arrestohen dy të rinjtë në Kukës

S.B.

“Objektivi, konferenca e parë”/ Ministri Di Maio mesazh në shqip: Drejt Europës së përbashkuar

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...