I bënë atentat pranë shtëpisë, ndërron jetën biznesmeni në Tiranë

nga D V

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës 52 vjeçari Eduart Reçi i cili mbrëmjen e djeshme u plagos me armë zjarri në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë.

Persona të paidentifikuar e qëlluan me armë biznesmenin Reçi duke e plagosur në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, raporton A2 CNN.

Eduart Reçi, njihej si një biznesmen në fushën e ndërtimeve dhe disa subjekteve të tjera. Në momentin e të shtënave ai ndodhej shumë pranë banesës së tij.

Policia ende nuk ka një reagim për autorin e kësaj ngjarje, apo dinamikën e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More