Agjencia Zhurnal.mk

I bllokuan pronat 1 milionë euro, kush është “i forti” nga Durrësi

Xhakomin Seferi, 57 vjeç ka vendosur një pasuri marramendëse. Prokuroria dyshon se kjo pasuri ka ardhur nga aktiviteti kriminal ndaj sot është vendosur sekuestro preventime mbi disa prona të tij që kapin vlerën e 1 milionë eurove. Por shumë prona të tjera dyshohet se ai i ka në emër të familjarëve.

Policia tha se Seferi ka qenë i dënuar në Itali për gjobëvënie, ndërsa ka dyshime se drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Burime të Mapo-s thanë se Seferi disponon në Shqipëri një numër të madh biznesesh, duke filluar nga karburante, lokale, hotele dhe apartamente. Mendohet se një pjesë të pasurisë e ka në emër të të afërmve dhe që ende nuk është zbuluar nga autoritetet shqiptare.

Po sipas burimeve policore, Xhakomin Seferi cilësohet si person i rrezikshëm në Durrës dhe lëvizte me makina të blinduara. Hetimet për të nisën pas materialeve që kanë ardhur nga shteti Italian ku ai rezulton i dënuar me vite burgim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...