Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

I caktohet tridhjetëditë paraburgim Dragi Rashkovskit

Shkup, 21 prill 2021 – Zhurnal.mk – Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e pranoi ankesën e prokurorit publik dhe i ka caktuar paraburgim 30 ditor Dragi Rashkovskit dhe Daniel Stançevkit, lidhur me “hetimin për furnizimin e softuerit”.

“Për shkak të interesit të mediave rreth propozimit të Prokurorit publik lidhur me ‘hetimin për furnizim të softuerit’, e informojmë opinionin se: Këshilli Penal të Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, duke vepruar sipas ankesave kundër vendimeve të gjykatësit të procedurës paraprake prej 16.04.2021 me të cilat D.R dhe D.I. u caktohet masë paraburgim shtëpiak me masa shtesë për kujdes, sot mbajti seancë në prezencë të palëve, sipas të cilët duke e vlerësuar propozimin si dhe ankesat mori vendim me të cilin e pranoi ankesën të prokurorit publik dhe ia ridrejtoi vendimin e gjykatësit në procedurën parapake.. Me këtë të dyshuarit D.R dhe D.S u caktohet masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të ekzistimit të bazave nga neni 165 paragrafi 1, dhe 2″, qëndron në kumtesën e Gjykatës Penale.

Më datën 16 të këtij muaji gjykatësi në procedurën parapake në Gjykatën Penale – Shkup pas marrjes në pyetje katër orë i caktoi paraburgim shtëpiak ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Rashkovski, i dyshuar në rastin për furnizim publik të softuerit për shkelje në trafik. Në pyetje është marrë edhe Daniel Stançevski nga Shoqata për Inzheniering, Informatikë dhe Dizajn Digjital “Invoka grup”, prej cilit sekretari i përgjithshëm i Qeverisë e ka blerë softuerin për përcaktim të shpejtësisë së automjetit në trafik dhe shqiptim të gjobave, të cilit gjykata gjithashtu atëherë i kishte caktuar masë paraburgim shtëpiak.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...