Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

I dënuar në Itali/ Arrestohet 65-vjeçari me pistoletë me silenciator

Kavajë- Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Kavajës, për shkak se është kapur me një pistoletë të pajisur me silenciator.

Sipas policisë 65-vjeçari, O. I është me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekje”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

65-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Postime të ngjashme

Arrestohen tetë persona, ndërpritet ahengu shtëpiak në Shkup

Dafina Vidishiqi

Qyteti i Vlorës i gatshëm për sezonin veror, pritet trefishim i turistëve

Dafina Vidishiqi

Shkup, 253 kundërvajtje në komunikacion

Dafina Vidishiqi

Sot votohet për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me tre kundërkandidatë

Dafina Vidishiqi

Mbi 50 aksidente brenda 24 orëve, shqiptohen 1 mijë e 590 gjoba

Dafina Vidishiqi

Kosovarja shtatzënë akuzohet se ka transportuar gjashtë valixhe me kokainë në Zvicër

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...