Agjencia Zhurnal.mk
Bota

I dërguari i Kinës në OKB kundërshton deklaratat për rajonin e Xinjiang-ut

Misioni i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë hodhi poshtë një deklaratë  nga ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara pasi shprehën shqetësime për shkelje të pretenduar të të drejtave të njeriut në rajonin e Kinës, Xinjiang.

Në deklaratën e së hënës, specialistët e OKB-së thanë se punëtorët ujgurë janë punësuar me forcë në industri me aftësi të ulëta dhe punë me intensitet të lartë siç janë mbledhja e pambukut dhe në sektorët e tekstilit dhe të veshjeve dhe u bëri thirrje kompanive ndërkombëtare dhe vendase që “të shqyrtojnë nga afër zinxhirin e tyre të furnizimit”.

Grupi i Punës për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut, së bashku me disa procedura të tjera të veçanta të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, shtrembëruan me keqdashësi faktet për paragjykime dhe qëllime politike, deklaroi zëdhënësi i Misionit të Kinës në OKB, Liu Yuyin.

Duke cituar shkallën e automatizimit të industrisë së pambukut në Xinjiang, Liu tha se sektorët e agrobiznesit, tekstilit, veshjeve etj., në rajonin e Xinjiang-ut, të përmendur nga specialistët e OKB-së, janë bërë shumë të automatizuara.

Në vitin 2020, 70 për qind e të gjithë pambukut në rajonin e Xinjiang-ut u korr mekanikisht dhe shkalla e automatizimit të disa ndërmarrjeve vendore të tekstilit ishte mbi 90 për qind, vuri në dukje ai.
Çdo fshat në Kinë ka qasje në rrjetin 4G dhe banorët rurale në të gjithë vendin, përfshirë ata në rajonin e Xinjiang-ut, kanë kohë që i shesin prodhimet e tyre bujqësore në internet, vijoi ai.

Liu tha se deklarata e grupit është e njëanshme dhe politike.I dërguari tha se pala kineze mirëpret gjithnjë njerëz të drejtë dhe objektivë nga vende të ndryshme ta vizitojnë Kinën, përfshi rajonin e saj të Xinjiang-ut.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...