I dërguari i posaçëm kinez zhvillon bisedime në Bruksel për bisedimet e paqes të Ukrainës.

nga V.E.

I dërguari i posaçëm i Kinës pati të martën në Bruksel bisedime të veçanta me një zyrtar të BE-së dhe një diplomat zviceran lidhur me bisedimet e paqes mbi krizën e Ukrainës, ndalesa e dytë e raundit të tij të dytë të “diplomacisë së vajtje-ardhjes” në Evropë.

Li Hui, përfaqësues i posaçëm i qeverisë kineze për çështjet euraziatike, dhe Simon Mordue, kryekëshilltar për politikën e jashtme i presidentit të Këshillit Evropian, patën një shkëmbim të sinqertë dhe të thellë pikëpamjesh mbi gjendjen e krizës së Ukrainës, bisedimet e paqes dhe çështje të tjera me interes dhe shqetësim të ndërsjellë.

Gjatë bisedimeve, Li i shprehu gjithashtu palës evropiane kundërshtimin e vendosur të Kinës ndaj sanksioneve të njëanshme dhe shtrirjes së tepruar të juridiksionit nga ana e BE-së kundër ndërmarrjeve kineze shkruan CMG.
Të martën Li dhe Gabriel Luechinger, kreu i Divizionit të Sigurisë Ndërkombëtare në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme, patën një komunikim konstruktiv mbi bisedimet e paqes të Ukrainës dhe përgatitjet e Zvicrës për një konferencë paqeje.

Luechinger-i e falënderoi Kinën për përpjekjet e saj të pareshura lidhur me nxitjen e bisedimeve të paqes dhe vlerësoi sugjerimet pozitive që ka paraqitur pala kineze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More