Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

I gjenden afër 10 mijë euro kokainë, pranga 30-vjeçarit në Itali

Zhurnal Ads

Karabinierët në Senigallia, Itali, kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjendur sasi të konsiderueshme të kokainës në banesën ku jetonte.

Burri u vu re nga policët, teksa ecte në mënyrë të dyshimtë pranë një spitali. Në një moment, ai mori një pasagjer dhe e la atë në tjetër vend, shkruajnë mediat italiane.

Agjentët dyshuan se kemi të bëjmë me transferim të drogës dhe ndërhynë menjëherë. Pasagjerit iu gjet një mbështjellës që përmbante një lëndë narkotike si kokaina.

Më pas, policët vazhduan të kryenin kontrolle të hollësishme mbi shoferin S.M., 30 vjeç me origjinë shqiptare por që jetonte prej kohësh tashmë në Senigallia.

Hetuesit bënë kontroll në banesën ku jetonte 30-vjeçari nga Shqipëria dhje gjetën kokainë, që ishte mbështjellë në disa pako, gati për shitje. E gjithë sasia ishte pak më shumë se 100 gram, gjë e cila do të thotë se çmimi real i drogës ishte diku tek 10 mijë euro, nëse shitej në treg.

Lënda narkotike u sekuestrua në moment. Burri u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak në pritje të seancës për të vërtetuar arrestimin para gjyqtarit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“U akuzova se isha HIV pozitiv”, Madonna bën rrëfimin prekës në Instagram

S.B.

Gratë grevistë nuk dalin nga greva: Duam 13 pagat e prapambetura, deputetet të vijnë të na shohin, a kanë ndjesi nëne?

admin

PS mbledh sot Asamblenë, në horizont ndryshimet në qeveri

admin

Serbia “të ndalë fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”

T E

30 vjet nga themelimi i PD/ Basha: Ne sollëm demokracinë, jemi zëri i njerëzve

S.B.

Ruçi uron kryeparlamentarin rumun Ciolacu për Festën Kombëtare: Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh, aktualisht në momentin me të mirë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...