Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

I hiqet masa e arrestit shtëpiak Haki Rugovës, i ndalohet t’i afrohet dhe të komunikojë me një dëshmitar

Zhurnal Ads

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesat e avokateve mbrojtës kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve Haki Rugova dhe L.B.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 11 tetor 2020, është ndryshuar. Të pandehurve u është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit, apo personit të caktuar.

“Konkretisht atyre u është ndaluar që t’i afrohen një dëshmitari,  në distancë më të afërt se 100 metra, e po ashtu iu është ndalur çdo komunikim më të, në kohëzgjatje prej një muaji. Më këtë aktvendim të pandehurve u bëhet me dije se në rast se e shkelin këtë masë, gjykata mund të urdhëroj paraburgimin.

Gjykata e Apelit vlerësoj se edhe më këtë masë mund të arrihet qëllimi për të cilin është caktuar masa e arrestit shtëpiak, prandaj edhe vendosi konform dispozitave te nenit 177 par. 1, nën par.1.2 dhe 1.3 të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata konsideron se nisur nga pesha e veprave penale, mënyra,  rrethanat dhe koha në të cilën dyshohen të jenë kryer ato, masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit, është masë e mjaftueshme, për të zvogëluar rrezikun që të pandehurit të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Haki Rugova  po dyshohet nga ana e prokurorisë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Konflikt i interesit” , “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe vepër penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” .

Ndërsa L.B. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar.” Të gjitha këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë, në Gjilan 100 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19

S.B.

Kosovë/ Mësimi fillon të hënën, ende nuk dihet numri i mësimdhënësve të testuar për COVID-19

admin

Gashi: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk janë njoftuar për mbajtjen e kësaj seance

R ZH

PSD aksion simbolik: Albin Kurti “riciklim i mendësisë së vjetër”

S.B.

Nis takimi i Hotit me ministrin grek

admin

Si votoi Presidenca e Bosnjës e Hercegovinës për çështjen e njohjes së Kosovës?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...