Agjencia Zhurnal.mk
Auto

I ka 1.914 kuaj fuqi dhe lëviz me shpejtësinë maksimale prej 412 kilometra në orë, Rimac prezanton veturën sportive C Two

Kjo veturë ka 1.914 kuaj-fuqi dhe shpejtësinë maksimale e ka të programuar në 412 kilometra në orë.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 1.85 sekonda, e çmimi i saj kap vlerën e 1.7 milion euro, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Rimac C2 që i ofron blerësve shpejtësi dhe fuqi marramendëse.

Është një veturë e nivelit të katërt autonom, që përdor teknologjinë më bashkëkohore të vendosur në veturën që peshon vetëm 1.950 kilogramë.

C2 deri më tani ka arritur të lë pas konkurrentë të shumtë në kategorinë e veturave të shpejta siç është Ferrari LaFerrari, Bugatti Veyron dhe Porsche 918 Spyder.

Kjo veturë pritet të prezantohet sot dhe deri më tani ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore, të cilat nga mëngjesi janë “stacionuar” para selisë ku do të bëhet prezantimi.

Postime të ngjashme

Toyota zhvendos prodhimin në Republikën Çeke

Lea Muslija

BMW E28 Alpina B9 nga viti 1983 del në shitje për 35 mijë euro

Lea Muslija

Audi RS Johann Abt Signature Edition, vjen me motor tejet të fuqishëm që zhvillon shpejtësi marramendëse

Dafina Vidishiqi

Hakerët vjedhin të dhënat e 3 milionë klientëve të VW

Dafina Vidishiqi

Në Hong Kong një hapësirë për parkim të veturës shitet për 1.3 milion dollarë

Dafina Vidishiqi

Startech akordoi Land Rover Defender

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...