Trump më parë i ka cilësuar kriptovalutat si “mashtrim”, por pas publikimit të të dhënave mbi pasurinë e tij ka ndryshuar qëndrimin në publik rreth tyre.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka më shumë se 1 milion dollarë të pasurisë së tij në kriptomonedha. Pasuria e Trump në kriptovaluta vlerësohet të jetë midis 1 dhe 5 milion dollarë.
Trump më parë i ka cilësuar kriptovalutat si “mashtrim”, por pas publikimit të të dhënave mbi pasurinë e tij ka ndryshuar qëndrimin në publik rreth tyre.
Ndryshimi erdhi pas presionit të industrisë dhe shenjave se promovimi i zhvillimit të kriptomonedhave është diçka që tërheq një audiencë të madhe të votuesve, të cilët janë të rinjtë aktivë në ekonomi dhe në bursë.
Në veçanti, kur u pyet për këtë ndryshim, Trump iu përgjigj Bloomberg se “nëse nuk e bëjmë ne, Kina do ta bëjë”. Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dhënat financiare tregojnë se Trump fitoi më shumë se 300,000 dollarë edhe nga shitja e Biblave.
Sipas sajtit, është “The Greenwood Bible”, që shitet për 59,99 dollarë dhe përfshin një kor të shkruar me dorë për këngën “God Bless the USA” nga këngëtari i muzikës “Country”, Lee Greenwood. Ekziston gjithashtu një kopje e botimit të kufizuar që thuhet se është e nënshkruar nga Trump që mund të blihet për 1000 dollarë.
Ndërkohë, vlera e Truth Social, platformës së mediave sociale dhe kompanisë mediatike të Trump, Trump Media & Technology Group Corp, është më shumë se 50 milionë dollarë, duke u dyfishuar pasi vitin e kaluar u vlerësua diku midis 5 dhe 25 milionë.
Rikujtojmë, sefushatat e Donald Trump dhe Kamala Harris shpenzuan deri në 280 milionë dollarë për reklama televizive në muajin gusht dhe pritet që kjo shifër të jetë edhe më e lartë në pjesën e mbetur të gushtit dhe në dy muajt e ardhshëm. Deri më tani, fushata e kandidatit republikan është në krye, duke shpenzuar gjithsej 151 milionë dollarë për sulmet televizive ndaj Harrisit. Nga ana tjetër, fushata e demokrates shpenzoi 129.9 milionë për marketing politik të këtij lloji.