Agjencia Zhurnal.mk

“I kam kërkuar qeverisë mbështetje”, Meta takon kreun e fasonistëve: Do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim të shpejtë për të evituar kolapsin

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika. Në këtë takim, siç deklaron vetë Kreu i Shtetit ka dëgjuar problematikat e bëra publike të këtij sektori të rëndësishëm social i goditur gjithashtu nga pandemia e koronavirusit, për të cilin shprehet se ndodhet në një situatë kritike.

Meta theksoi se i ka kërkuar qeverisë mbështetje dhe se do të vazhdojë të insistojë për një vlerësim sa më të shpejtë, për të evituar kolapsin e sektorit fason.

POSTIMI I PLOTË
Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.
Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu. 🇦🇱

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...