Agjencia Zhurnal.mk
Sport

I keqtrajtuar dhe i fyer – Salah mbron të pastrehun nga disa të rinj huliganë

Mohamed Salah nuk është vetëm një hero në fushë, ai është një i tillë edhe jashtë saj.

Tifozët e Liverpoolit mund të ndihen shumë mirë për një lojtar që nuk e ka humbur shpirtin human edhe pse tashmë ka milionat e fituar nga sporti më i ndjekur në botë.

David Craig, është një njeri i pastrehë dhe ka gjashtë vite që jeton afër stadiumit të The Reds, Anfield Road.

Por, në një natë, disa të rinj e sulmuan atë verbalisht, mirëpo në një moment aty u shfaq Salah që i turpëroi ata.

Ylli egjiptian iu afrua atyre duke u thënë se në një të ardhme të afërt edhe ata mund të jenë në pozitën e të moshuarit që ka rrëfyer të gjithë ngjarje.

“Mo ishte i mrekullueshëm si është në fushë për Liverpooli”, ka thënë Craig.

“Ai e kishte dëgjuar të gjithë bisedën që të rinjtë e kishin me mua dhe më pasi iu kthye atyre: ‘Ju mund të jeni në vendin e tij në të ardhme’. Unë vetëm e dija në atë moment se nuk kisha halucinacione”.

“Mo mu afrua dhe mi dha mbi 100 euro, por gjesti i tij ishte i madh dhe ai për mua është një legjendë e kompletuar”, ka shtuar më tej i moshuari.

Pamjet janë publikuar edhe në internet, derisa Salah shihet duke biseduar me të rinjtë afër një pompe të derivateve.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...