Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për një rast shantazhi dhe sulmi që ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas policisë, pas raportimit se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit.
Në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’.