Kuriozitete

I kishte bërë gjysmë milioni kilometra duke udhëtuar nëpër SHBA për të bërë punë vullnetare, i riu shpërblehet nga Ford me një veturë te re

Zhurnal Ads

Rrallë ndodh që prodhuesi i ndonjë marke të veturave të shpërblejë përdoruesin besnik me një veturë të re. Por rrëfimi i të riut Rodney Smith Jr është pak më ndryshe.

Ai vozit një veturë të tipit Ford, të cilës nuk ia ka përshkuar as një milion kilometra – madje as afërsisht kësaj shifre, transmeton Telegrafi.

Tash e dy vite që e ka në pronësi, ai e kishte blerë me 93 mijë të kaluara, e pas dy viteve vozitje nëpër SHBA arriti t’ia bëjë gjysmë milioni të kaluara.

Megjithatë, vëmendja nuk është tek kilometrazha, por në atë se me çfarë ky i ri merret.

Rodney udhëton nëpër SHBA për të ndihmuar të moshuarit, veteranët dhe nënat vetë-ushqyese. Ai ua prenë barin dhe këtë punë e bën pa as edhe një cent.

E gjatë vikendit në vendlindjen e tij në Michigan, atë e kanë vizituar zyrtarë të kompanisë Ford – të cilët i dhuruan një veturë të re. Bëhet fjalë për modelin Edge.

“Përkushtimi juaj nuk ka kaluar pa u vërejtur nga dikush. Vlerësojmë atë çfarë bëni për komunitetin dhe shpresojmë se do të kënaqeni me veturën e re”, thuhet në letrën të cilën ia dorëzuan zyrtarë të Fordit.

Puna e palodhshme e tij do të shpërblehet edhe me të mira tjera, Fordi i tij i vjetër nga zeroja do të riparohet dhe pastrohet dhe më pas do t’i dhurohet personave në nevojë.

Postime të ngjashme

Pasagjerja e “pushtuar nga djalli fluturon” brenda kabinës së aeroplanit, personeli detyrohet ta nxjerrë jashtë

admin

Voziste motoçikletën me 160 km/h me një rrotë, nuk e dinte që pas kishte veturën civile të policisë britanike

admin

Çka duhet të dini për stresin gjatë shtatzënisë?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...