Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

I “mashtroi” ndjekësit duke u thënë se pas 10 vitesh takoi ish-in dhe u josh nga ajo, Lorik Cana zbulon se e kishte fjalën për veturën e tij luksoze

Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai preferon që nganjëherë të ndajë me ndjekësit ndonjë fotografi apo video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare fillimisht i befasoi ndjekësit e tij në InstaStory, duke publikuar një status, ku shkruante për një takim me ish-in e tij.

“Dua të ndaj me ju diçka speciale që më ndodhi mua sot, me të gjithë ju…Unë pash pas më shumë se 10 vite një ish timin, dhe unë e di që është e vështirë ta them këtë dhe ndoshta nuk duhet ta them, por një numër i madh kujtimesh dhe pasionesh mu rikthyen në mua! Ajo është ende shumë atraktive, një bukuri reale dhe ende ka një tatuazh me emrin tim në të…shpresoj të të shohë një ditë. Më mungon!”, shkroi Cana.

Më pas, ai zbuloi se e kishte fjalën për veturën luksoze të tipit “Porsche”, që e ka ende në garazhin e tij.

Ai ka publikuar një pamje të saj, ku ndër të tjerash ka vënë në pah edhe gdhendjen e emrit të tij në të.

“Djema më lejoni t’ju prezantoj me të”, shkroi futbollisti në mbishkrimin e videos.

Postime të ngjashme

Kendall Jenner shihet në shëtitje në Los Angeles, pasi tregoi se kishte vuajtur nga ankthi

S.B.

Seria italiane që lufton racizmin

S.B.

Fansat e Ed Sheeran nxitin spekulime se artisti do të sjell dy albume këtë vit

S.B.

Ardian Bujupi lanson projektin e ri muzikor “Paname”

S.B.

Rita Ora vjen me imazhe atraktive, thotë se dëshiron pak pauzë nga xhirimet

S.B.

Dafina Zeqiri bën të ditur se ka realizuar versionin e dytë të këngën “Vuj Vuj Vuj”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...