Land Rover është një nga markat më të famshme të makinave në botë. Tani ata kanë vendosur të hedhin në shitje celularin e tyre.
Sido që të jetë, kompania kohët e fundit njoftoi Land Rover Explore R, një telefon që ka të paktën veçori të diskutueshme. Në fakt, ky është telefoni i dytë celular që shitet nën markën Land Rover. Land Rover Explore i parë pa dritën e diellit në vitin 2018, transmeton Telegrafi.
Le të fillojmë me dizajnin. Land Rover Explore R pak a shumë duket si iPhone 4.
Këtu janë disa nga specifikimet e tij:
* Rezistenca ndaj ujit (e certifikuar IP68, që do të thotë se mund të qëndrojë deri në 1.5 metra nën ujë për 35 minuta)
* Rezistencë ndaj ndaj pluhurit dhe rërës
* Ai mbijetoi në një rënie nga një lartësi prej 1.8 metrave
* 4 GB RAM
* Ekran 7 inç
Një telefon Land Rover Explore R kushton 449 euro.