Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

I plagosuri mbrëmë emër i njohur për organet e sigurisë, por çfarë dihet deri më tani lidhur me rastin

Të shtëna me armë pati mbrëmë në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Saktësisht në qendër të kryeqytetit katër plumba u shkrepën në drejtim të të riut, Rinor Grajqevci.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, ndërsa në vendin e ngjarjes me të marrë informatën arritën edhe ekipet emergjente si dhe njësitë e Policisë së Kosovës.

Mediat kanë raportuar lidhur me rastin si dhe u theksua se i plagosuri në këtë rast u dërgua drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të mbështetura edhe nga njësiti rajonale për hetimin e krimeve si dhe njësitet e tjera për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Përpos kësaj nga QKUK theksuan se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë dhe se atij po i kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

“Gjendja është stabile. E kemi bërë një CT, mirëpo sipas të gjitha gjasave është jashtë rrezikut për jetë”, tha për lajmi.net Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se lidhur me rastin policia është në kërkim të disa personave të dyshimtë, por që vetë i plagosuri është emër i njohur për ta prej shumë vitesh.

Edhe pse i ri në moshë, Rinor Grajqevci njihej si një nga të rinjtë më problematik në rajon.

Madje ai kishte edhe një sërë rastesh të hapura në Policinë e Kosovës, shumë prej tyre rrahje e therrje me thikë.

Pas ngjarjes së mbrëmshme dhe zhvillimeve në këtë rast, policisë do t’i duhet të merret prapë më Grajqevcin, edhe pse i njëjti para pak kohësh ishte në kërkim nga këta të fundit.

Postime të ngjashme

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...