Kosovë

I quajti gazetarët zagarë, Rrjeti Global i Mediave i reagon Ramush Haradinajt

Zhurnal Ads

Rrjeti Global për Lirinë e Shtypit i ka reaguar ish’kryeministrit Ramush Haradinaj që i ka quajtur gazetarët kosovarë “zagarë”.

Kjo organizatë me anë të një postimi në Twitter, ka dënuar këtë gjuhën denigruese të ish-kryeministrit Haradinaj.

“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debati, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.

“Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, shihi statuset…”, kishte thënë ndër të tjera Haradinaj.

Postime të ngjashme

Kosovë/ Ministria e Shëndetësisë licencon pesë laboratorë tjerë për testime

admin

Gjuriq: Hoti nuk do t’i ikë krijimit të Asociacionit

admin

Kosovë/ Licencohen edhe dy laboratorë privatë për testimet për COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...