Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

I rëndohet gjendja shëndëetësore pacientes me koronavirus në QKUK, mjekët s’e dinë se si është infektuar

Pacientja me koronavirus në QKUK në gjendje të rëndë, mjekët s’e dinë se si është infektuar.

Një 73-vjeçare nga Komuna e Pejës është në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e koronavirusit.

Ajo është në kujdes intensiv dhe ka rreth një muaj që është shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në fillim për shkak të problemeve të tjera shëndetësore.

Doktorët thonë se ditët e fundit ka filluar t’i rëndohet gjendja, raporton KTV.

Por, infektologu Sali Ahmeti tregon se nuk e dinë ende se si 73-vjeçarja është infektuar me koronavirus.

Përderisa në këtë klinikë janë 43 pacientë të shtrirë, 6 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.

Sipas zyrtarëve të Klinikës Infektive, 4 nga 6 personat e shëruar në Kosovë, janë liruar këtë të mërkurë.

Kurse, gjatë ditës, me Covid-19 janë diagnostikuar edhe dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues dhe të njëjtit janë liruar nga detyra për t’u vendosur në vetëkarantinë.

Ky institucion i ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

Që nga rasti i parë pozitiv me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 100.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...