Agjencia Zhurnal.mk

I shëruari nga Covid-19: Respektojini masat, ta shkurtojmë kohëzgjatjen e gjendjes së tillë

I shëruari nga Covid-19, Demir Bajra nga fshati Panorc i Malishevës, është liruar sot nga Klinika Infektive e QKUK-së ku ka qëndruar plotë 38 ditë. Pas lirimit ai sot e ka bërë një adresim publik për opinion, në llogarinë e tij në Facebook, të cilin mund ta lexoni më poshtë: “I falenderohem te madhit ZOT ,që sot me datë 22.04.2020 pas 38 ditëve qëndrim se bashku me bashkëshorten në Kliniken Infektive per shkak të diagnostifikimit me Covid-19, rezultuam negativ në testet e fundit dhe jemi zyrtarisht të shëruar.Me ketë rast kam falenderim të veqantë për: Profin Salih Ahmetin ku shpirti tij human pasqyrohej në vizitat e përditshme, Dr. Lindita drejtoreshë e Klinikës Infektive,një doktoreshë shumë e përkushtuar ndaj pacientëve si dhe angazhimin menaxherial të gjithë stafit mjekësor: Dr. Shemin,Dr. Valbonin,Dr. Blerten,Dr.Veliun,dajen Gëzim,Dr. Arbenin,Dr. Vera dhe Dr.Lirimin. Po ashtu Infermierët:Fitimin,Fetijen,ilirin,Gezimin,Feridin,Gjejronin,dhe motren Nurde dhe shumë të tjerë. Deshiroj ta permend edhe përkrahjen në nivelin komunal,kolegët asambleist,Kryetarin Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha,Shefin e partise Fatmir Limaj,si dhe QKMF-në Malishevë. Doktorët dhe Infermierët jane heronjët që janë të rrezikuar më së shumti.Une si pacient i prekur nga ky virus kërkoj nga organet kompetente që të ju kushtohet kujdes i veqantë kësaj kategorie si nga aspekti njerëzor po edhe ai material. Dua te falenderoj çdonjërin prej jush që në këto kohëra te veshtira jeni interesuar për gjëndjen time shëndetsore dhe më keni bërë më të lehtë qendrimin dhe luftimin e kësaj semundje! Ju lutem gjithë qytetarëve që të respektojmë masat e IKSHP në luftimin e kësaj pandemie dhe të gjithë se bashku të shkurtojmë kohëzgjatjen e gjendjës të tillë deri në kthimin në normalitet..

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...