Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ishte duke montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të enjten në ora 10:19.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke e montuar një bombolë, e njëjta ka filluar të digjet dhe ka shpërthyer. Si pasojë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.