Shkup, 1 gusht – Zëvëndëskyeministri i parë, Izet Mexhiti, i vetëm po e dridh një Front të tërë. Derisa armiqtë e punës janë të papunët po ngjanë që Izet Mexhiti është armik i opozitës shqiptare e mik i shqiptareve. Sukseset e tij të njëpasnjëshme, punët e prekshme në pushtetin qendror janë shndërruar therrë në sy për opozitën shqiptare. Është një situatë pothuajse e pabesueshme, por gjithnjë e më reale një politikan, një zë i vetëm po arrin të trazojë gjithë rendin politik në Maqedoninë e Veriut. Emri i tij është Izet Mexhiti. Dhe në vend që të njihet për punën dhe angazhimin e tij po sulmohet pikërisht për të. Por, nuk duhet të harrojmë që sulmi është sinjali i parë i frikës, sulmojnë ata që frikësohen, shkruan Zhurnal.
“Kur nuk mund ta mundësh dikë me fakte, punë e suksese sulmoje me baltë”
Ajo që ndodh me Izet Mexhitin nuk është një fushatë personale, është një momentum politik që po shkon përtej figurës së tij. Ai po dëshmon se shqiptarët nuk kanë më nevojë për përfaqësues që bëjnë rolin e “dekorit” ose “partnereve për stabilitetin qeveritar”. Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësues që kërkojnë, marrin dhe japin rezultate të prekshme.
Sulmet ndaj tij nuk janë të rastësishme. Janë të sinkronizuara, të përsëritura e të porositura, por edhe të qëllimshme. Këtu nuk flitet për debat idesh, por për një përpjekje sistematike për ta ç’legjitimuar një politikan që po fiton, po ecë me punë dhe besim popullor.
Kritikat ndaj Mexhitit nuk janë më debat politik. Janë përgjigje e një sistemi që ndien se nuk e kontrollon dot më narrativën publike. Fronti Europian, një koalicion që do të duhej të kishte vizionin dhe stabilitetin për të përfaqësuar interesat shqiptare, duket më i angazhuar në një mision të përçmojë, të minimizojë dhe, nëse është e mundur, ta asgjësojë politikisht Izet Mexhitin. E për këtë po përdorin vegla të shumta, madje duke shkuar edhe përtej duke përdorë edhe politikanë maqedonas, kundër kujt? Izet Mexhitit. Por përse?
Sepse për një vit qeverisje Izet Mexhiti karakerizohet me investime, avancime e punësime –
Izet Mexhiti nuk ka bërë asnjë gafë politike, nuk ka përfshirje në skandale, nuk ka bërë lojëra koalicioni sipas interesit ditor. Përkundrazi, ai ka bërë pikërisht atë që politika shqiptare i ka premtuar qytetarëve për 20 vite me radhë po sjellë rezultate konkrete, të matshme dhe të ndjeshme. Pra, nëse e përshkruajmë më qartë Mexhitin është antipod i Taravarit, i cili bie në gjumë si kundërshtar i Ahmetit e zgjohet në prehërin e tij.
Izet Mexhiti në rolin e tij si zëvendëskryeministër dhe ministër, ka sjellë rezultate konkrete për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Vetëm për komunat shqiptare janë siguruar mbi 40 milionë euro investime nga buxheti qendror, duke përmirësuar infrastrukturën, kanalizimet, shkollat e spitalet. Ai ka zgjidhur përfundimisht edhe statusin e medresantëve, duke ua njohur diplomën si të barasvlefshme me të shkollave të mesme publike.
Në fushën e mjedisit nën drejtimin e tij po investohen mbi 30 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e lumenjve dhe mbylljen e deponive të egra në zonat shqiptare. Ndërkohë, falë angazhimit të tij për përfaqësim të drejtë, janë punësuar dhe pritet të punësohen mbi 2,500 shqiptarë në institucionet shtetërore në vetëm këtë mandat duke e kthyer barazinë nga premtim në realitet.
Pra, qëndrueshmëria e stabiliteti i tij në politikë, vizioni afatgjatë e puna konkrete e bënë të padëshirueshëm për opozitën. Ai nuk është nga ata që kërcejnë nga një koalicion në tjetrin si për të shitur “moral” ndërsa në fakt bëjnë tregti të pastër për pushtet.
Ky dallim e bën Mexhitin më të besueshëm për qytetarët dhe më të padurueshëm për elitën politike që për vite ka funksionuar mbi kalkulimet ditore. Epoka e tyre ngjanë që ka marrë fund, në politikën shqiptare është shfaq një opsion i ri të cilit po i prinë Izet Mexhiti. Afër qytetarëve, i pa joshur nga pozita, kësaj radhe po zbret nga lartë në pushtet poshtë tek qytetarët, aty ku buron dhe aty ku ndjehet vetvetja, pikërisht në bastionin e bazën e tij, në Çair. /Zhurnal.mk
