Agjencia Zhurnal.mk

I thyhen xhamat e veturës së analistit kosovar, thotë se dikujt s’i pëlqejnë deklaratat e tij!

Mëngjesin e sotëm njohësit të çështjeve politike, Fadil Lepajës dikush ia ka thyer xhamat e veturës. Analisti kosovar këtë rast e ka bërë të ditur edhe përmes Facebookut, derisa ka treguar se si i është dëmtuar vetura.

Ai thotë se kjo s’është hera e parë që kërcënohet, madje këtë sipas tij e kanë bërë autorët e njëjtë që iniciuan fushatë dhe veprime kriminale kundër tij.

“Dikush kështu ka zgjedhur ta shprehë mospajtimin me shkrimet dhe deklaratat e mia publike. Autorët dhe urdhëshënsit janë të njejtit që inicuan edhe më parë fushata dhe veprime kriminale kundër meje. Bashkëpunimi i politikës me krimin vazhdimisht ka prodhuar forma të tilla ordinere të presionit dhe friksimit, të cilat janë kundërproduktive dhe na mbetet të besojmë se një shtet i konsoliduar dhe ligjor mundet me i ndalue”, shkruan ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...