Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

I vjedhin portofolin dhe sendet personale pas vdekjes tek infektivi

Zhurnal Ads

Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së, i cili ndërroi jetë tek Infektivi pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur me të, pas vdekjes në spital.

Pema është paraqitur në komisariatin nr.4  të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

Në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, sipas burimeve Valbona Pema ka treguar se, pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli ku mbante rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi.

Ajo më tej ka rrëfyer se për humbjen e tyre nuk dihet asgjë sesi ka ndodhur. Në Spitalin Infektiv, Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa pasi ndërroi jetë në morg trupi qëndroi disa orë. Aty nuk lejohet që pacienti të takohet me familjarët apo të afërmit.

Bashkëshortja e tij ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë, pasi rezultoi i infektuar edhe nga Covid 19.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shpërthen bombula e gazit, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang tragjedinë në Vlorë

T E

Tiranë/ Arrestohen 7 persona, ja për çfarë akuzohen

S.B.

Mediu: Zgjedhjet e 25 Prill kanë një rëndësi kombëtare për të kthyer Shqipërinë në rrugën Europiane

S.B.

Meta shfaqet për herë të parë me maskë në publik, presidenti tregon arsyen

S.B.

Mbyllet dogana e Kapshticës/ Greqia merr masa pas rritjes së infektimeve

S.B.

Rama: Kemi bërë gjënë e duhur me koalicionet

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...