Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

I vunë tritol pranë shtëpisë, flet pronari në Vlorë: S’kam pasur konflikte me askënd dhe as nuk kam

Zhurnal Ads

Tahsim Banushi është 69-vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Pronari i banesës ku u vendos lënda plasëse është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, si vetë ai ashtu dhe fëmijët e tij.

Ai tregon momentet e shpërthimit:

“Në tre pa çerek dëgjojmë një krismë, një zhurmë dinamiti, po ngrihemi edhe “obobo tërmet”, i them gruas, edhe dola. Dal shikoj edhe s’kishte asgjë. Dolën gjitonët, folën me njëri tjetrin, ndodhi tek unë ndodhi tek tjetri, asnjëri nuk kishte, marr projektorin ngjitem në soletë thash mos ma hodhi njeri, kontrolloj s’kishte gjë. I them: “Grua nuk ka gjë”. Kur dola te dera thash “o grua po kjo qenka dasma jonë”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm Tahsim Banushi përgjigjet:

“Nuk më shkon mendja tek njeri. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo njeriut, dmth ndonjë borxh leku se unë kam punuar kasap, mund ti kem dhënë ndonjë kile mish dhe s’më kanë dhënë paratë”.

Më tej ai shton:

“Unë jetoj vetëm me gruan, fëmijët i kam të shpërndarë. Dhe djali dhe vajza jetojnë këtu, dy djem i kam jashtë. I kam fëmijë të rregull. Policia më pyeti nuse kam pasur ndonjë konflikt”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kurz: BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj

S.B.

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut kapet me drogë në Bullgari

T E

Tabaku: Rama largoi nga Shqipëria 219 mijë njerëz, vizioni i PD është punësimi

admin

Rama ironizon Bashën: Ke ngelur midis gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

admin

Ruçi: Të zbatohet me rigorozitet vendimi i Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

admin

Rama kujton vizitën e Papa Françeskut, poston foton me Lindën dhe Zahon

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...