Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

IA identifikon më shumë se 100 000 kratere hënore

Pekin, 25 dhjetor – Më shumë se 100 000 kratere hënore deri më tani të panjohura janë identifikuar falë një sistemi të inteligjencës artificiale që ka studiuar të dhëna nga misionet kineze ”Chang’e”.

Metoda e re e analizës, e botuar në revistën ”Nature Communications”, është rezultat i kërkimit të koordinuar nga Universiteti kinez i Jilin, me grupin e Chen Yang, dhe i kryer në bashkëpunim me Akademinë Kineze të Shkencave.

Krateret u identifikuan pasi kishin trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale për të analizuar rreth 10 000 imazhe të kratereve të njohura, të marra kryesisht me misionet hënore kineze ”Chang’e-1” dhe ”Chang’e-2”.

Në këtë mënyrë, sistemi ishte në gjendje të identifikonte krateret që kishin shpëtuar deri më tani dhe të cilët janë shpërndarë kryesisht në gjerësinë e mesme dhe të ulët të sipërfaqes hënore.

Ai identifikoi 109 956 kratere me saktësi, shumë prej të cilave tejkalonin 8 kilometrat.

Përparësia e teknikës, vërejnë autorët e studimit, është se ajo njeh edhe kratere të parregullta ose të degraduara, ndonjëherë të vështira për t’u studiuar/ANSA.

Postime të ngjashme

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

Në malet e Zvicrës kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit

S.B.

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

S.B.

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...