Ia vandalizuan vilën në Ibiza, Messi trondit aktivistët e klimës me kërkesë kompensimi

nga D V

Lionel Messi ka kërkuar dhjetëra mijëra euro dëmshpërblim pasi vila e tij në Ibiza u vu në shënjestër të aktivistëve të klimës, të cilët hodhën ngjyrë në fasadën e saj.

Grupi Futuro Vegetal njoftoi se në fillim të muajit shënjestroi një vilë në Ibiza që i përket Lionel Messit, duke dashur në këtë mënyrë të dënojë mosveprimin e më të pasurve në luftën kundër ngrohjes globale.

Për shkak të kësaj, ata vandalizuan vilën e Messit duke e lyer me bojë kuq e zi.

“Ata na mësojnë se të fuqishmit janë të paprekshëm. Është e vërtetë që politikat janë krijuar për t’u shërbyer atyre që kanë më shumë, duke sulmuar drejtpërdrejt të drejtat e pjesës tjetër të popullsisë. Por ata përfaqësojnë vetëm 1 për qind të popullsisë”, thanë aktivistët në përshkrimin e videos, të publikuar në rrjetet sociale.

Pas gjithë asaj që ndodhi, ka reaguar edhe Messi, i cili ka ngritur padi dhe tani kërkon një dëmshpërblim të madh prej 50 mijë eurosh, si për vandalizmin, ashtu edhe për pushtimin e shtëpisë së tij private.

Kjo shumë tronditi aktivistët të cilët u habitën nga kjo kërkesë.

“Është një bojë me bazë uji, kështu që apriori mund të lahet me zorrë dhe në rastin më të mirë do të duhet ta fërkoni pak. Por, në rastin më të keq, edhe nëse do t’ju duhej të rilyeni fasadën nuk do të kushtonte 50 mijë euro”, u përgjigj kjo organizatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More