Ibraimovski kërcënoi Danevën, Prokuroria hap hetim

nga D V

Shkup, 1 tetor – Prokuroria ka hapur hetim kundër liderit të Partisë për Emancipim e Romëve, Samka Ibraimovski, i cili në qershor të këtij viti u paraqit në polici se ka kërcënuar me jetë gjykatësen kushtetuese Ana Pavllovska Daneva, pasi nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Gjykatës për Ligjin për Vjetërsimin e Borxheve.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ka publikuar postim në rrjetet sociale me të cilin është kërcënuar se do të kryejë vepër penale, duke e përmendur drejtpërdrejtë gjykatësen kushtetuese. Me këtë, sipas Prokurorisë, ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës te Pavllovska-Daneva. Njëkohësisht, Prokuroria propozon që Ibraimoskit t’i shqiptohet – dënim me burg me kusht prej 3 muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet në rast se në afat prej 3 muajsh nuk kryen vepër tjetër penale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More