Shkup, 19 prill – Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike (BRC) e cila synon të kryejë hulumtime që do të kenë një ndikim të thellë në politikëbërjen, zhvillimin ekonomik dhe çështjet kulturore, ndër të tjera, dhe synon të jetë një platformë e rëndësishme për inovacion dhe hulumtime bashkëkohore me përfshirjen e akademikëve dhe vullnetarëve.
Gjatë ceremonisë së hapjes, fjalime mbajtën rektori i IBU-së, Prof. Dr. Lutfi Sunar dhe prorektori dhe drejtori i BRC-së Assoc. Prof. Dr. Mevludin Ibish. Së bashku me hapjen zyrtare, u organizua edhe një panel diskutimi me titull “Ndikimet globale të konflikteve në Ukrainës dhe në Gaza dhe konteksti gjeopolitik në Kaukaz: Implikimet politike, sociale dhe ekonomike”. Moderator i panelit ishte Assoc. Prof. Dr. Mevludin Ibish, Prorektor i IBU dhe Drejtor i Qendrës së Hulumtimeve Ballkanike, ndërsa panelist ishin Fatih Ulusoy, Ambasadori i Republikës së Turqisë, Kamil Khasiyev, ambasador i Republikës së Azerbajxhanit, dhe z. Gabriel Gualano de Godoy, Përfaqësues i UNHCR-së në Maqedoninë e Veriut.
Një numër i konsiderueshëm i mysafirëve dhe studentëve morën pjesë në ceremoninë e hapjes që u mbajt në sallën e konferencave në Kampusin IBU në Shkup. Për më shumë informacion rreth Qendrës së Hulumtimeve Ballkanike, ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://ibu.edu.mk/Page/?page=Balkan-Research-Center