Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

IDEOLOGJIA NË POLITIKËN SHQIPTARE/Konceptet politike vetëm teorike

Shkup, 12 shkurt – Në Maqedoninë e Veriut partitë politike konceptet dhe definimin e politikës e përkufizojnë vetëm në asetin teorik nëpër Statutet tyre për regjistimin e partis dhe në programet e partiake, kështu vlerëson politikologu Ariton Rama, duke folur mbi dallimet ideologjike në kampusin politik shqiptar.

“Tek partitë shqiptare konceptet dhe definimi politikë është e përkufizuar vetëm në asetin teorik nëpër Statutet e tyre për regjistimin e partisë dhe në programet partiake (për ata që i kanë, se disa as ato nuk i kanë . Ky injorim bazik i veprimatrisë politike, ka prodhuar pasoja lineare tjera që janë ndërlidhura njëra me tjetrën, pra të gjitha partitë kanë Statute dhe programe që nuk janë paralele me idelogjinë e që mandej ka manifestuar veprimatri qeshare në perfomancat e kuadrove të tyre partiake politike, ku ndodh ministri i tyre proklamon politika majtiste, ndërsa drejtori ose minsitri tjetër i po të njëjtës parti vepron në kahje të djathtë, mandej as në qendër-krejstisht dy ekstreme”, deklaroi për Zhurnal, politikologu Ariton Rama.

Prandaj, shton ai, dalin dy probleme thelbësore që prishin frymën politike racionale tek ne, e ajo është që qytetarëet tanë disa  nuk kan pasqyrim dhe disa vetëdije për votim dhe vlersim real me pikëpamje ideologjike, por me atë se cfarë i thonë dega e partisë. “Edhe aderimet e kuadrove nuk janë me përcaktim ideologjik si një personalite me bindje të caktuar, por me bindje dhe besim se kryetari i degës do më inkuadrojë në një post ose punë”, shprehet Rama.

Sipas tij, qasjet irelevante janë shkaktar që kriter kryesor i indin partiak nuk është IDEOS -IDE, por manipulimi dhe veprimi sot për nesër. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...