Agjencia Zhurnal.mk.

‘Idiotësi’/ Zemërim në Ukraine për paradën me taka të larta të ushtarakeve femra (fotot)

Zemërim publik është shprehur së fundmi në Ukrainë teksa femrat ushtarake të vendit ishin fotografuar në provën e një parade të rëndësishme, duke marshuar me taka të larta.

Ukraina është duke u përgatitur për paradën ushtarake të muajit që vjen me rastin e 30 vjetorit të pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Ministria e mbrojtjes publikoi dje fotot e provave të paradës, ku gratë ushtarake shiheshin në rreshtat e parakalimit të veshura me rroba kamuflazhi, të shoqëruara në mënyrë absurde me këpucë me taka të lartësisë së mesme.

“Sot për herë të parë do të bëjmë provat me këpucë me taka,” tha kadetja Ivanna Medvid, e cituar nga ministria vendase e mbrojtjes.

“Është pak më e vështirë sesa me këpucë ushtarake por jemi duke tentuar” shtonte Medvid në komentet e publikuara.

Një ditë më vonë disa deputetë opozitarë erdhën në parlamentin e vendit me këpucë me taka me vete, dhe inkurajonin ministrin e mbrojtjes t’i vishte ato në paradë.

“Kjo është një idiotësi, nuk mund të imagjinosh një ide më të keqe se kjo,” tha Inna Sovsun, anëtare e partisë Golos duke theksuar rreziqet e shumta të shëndetit që sjell aktiviteti.

Ajo shtoi më tej se femrat ushtarake të Ukrainës, ashtu si dhe burrat, rrezikojnë jetën e tyre në frontin ushtarak, prandaj “nuk meritojnë të bëhen objekt talljesh”.

Olena Kondratyuk, zv. kryetare e parlamentit të vendit, tha se zyrtarët përgjegjës duhet të kërkojnë ndjesë për “turpërimin e grave” dhe të nisin hetimet.

Kondratyuk shtoi se më shumë se 13,500 gra ushtarake kanë marrë pjesë në konfliktin aktual në lindej të Ukrainës.

Tashmë më shumë se 31,000 gra shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës, ndërsa më shumë se 4000 prej tyre janë oficere.

Idea e këpucëve me taka në paradë solli një valë të gjerë publike kritikash në rrjetet sociale dhe në parlament, me akuza se gratë po seksualizoheshin.

“Kjo historia e grave me taka në paradë është një katastrofë, dhe rrjedhojë e disa zyrtarëve ukrainas me mendësi mesjetare,” tha komentatori Vitaly Portnikov.

Një tjetër analiste e njohur vendase Maria Shapranova, akuzonte ministrinë e mbrojtjes për “seksizëm e misogjini.”

“Takat e larta janë një tallje për gratë, e imponuar nga industria e bukurisë”, shkruante ajo.

Related posts

Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri 

Xh M

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy