Igor Filkov e mori detyrën e Ministrit të Drejtësisë

nga D V

Shkup, 24 qershor – Igor Fillkov e mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ministri, siç thuhet në kumtesën, ka paralajmëruar se gjatë mandatit të tij do të ndërmarrë reforma në sferën e drejtësisë dhe forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, depolitizimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe sundimin e ligjit.

“Në periudhën në vijim do t’i kushtohet më shumë vëmendje ndryshimeve në ligjet për Këshillin Gjyqësor, për Prokurorinë Publike, për Këshillin e Prokurorëve Publikë, zbatimi i agjendës së reformës në kuadër të procesit të zbatimit të Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, Udhërrëfyesi për sundimin e ligjit që do të përshkruajë drejtimet e reformave dhe masave deri në qëllimin përfundimtar – përfundimin e negociatave, si dhe përfshirjen e vendeve kandidate në Raportin sundimin e ligjit si instrument për zbulimin e hershëm apo parandalimin e sfidave me sundimin e ligjit”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë.

Filkov, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lëvizjes Znam “Për Maqedoninë tonë”, ka lindur në Shkup, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.

Ai në detyrë do të zëvendësojë Krenar Llogën, nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës, i cili ishte ministër i Drejtësisë që nga shkurti i vitit 2023.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More