Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Një çift pushues shqiptarë, që kishin me vete edhe vajzën e vogël kanë shkuar për të kaluar disa ditë në bregdetin e Livadhës, por fundi i tyre nuk ka qenë aspak i qetë.

Çifti kishte prenotuar për tre ditë hotelin, të premte, të shtunë dhe të diel, por pak ditë më parë kanë kërkuar nëse ishte e mundur të shkonin që të enjten dhe nga ana e hotelit i është dhënë përgjigje pozitive.

Ndërsa qëndrojnë për dy ditë, çifti i pakënaqur nga kushtet tenton të largohet të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar pagesën.

Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme gruaja është shumë e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohe, raporton Shekulli.

Nga ana tjetër pushuesit kërkojnë të denoncojnë në polici, e cila nuk ka ardhur për disa minuta me gjithë konfliktin që vazhdonte. Gruaja thërret në ndihmë dhe një person tjetër, ndërsa çifti kërkon të denoncojë në polici për kërcënimet dhe ndalohet dy herë nga biznesmenia.

Si përfundim denoncimi është bërë në policinë e Sarandës. Në video dëgjohet dhe e qara e vajzës së vogël që duket shumë e shqetësuar për atë që po ndodh.

Postime të ngjashme

Zjarret në Shqipëri, situata më problematike në Kukës

D V

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksine anti-Covid

D V

Peleshi për zjarret në Shqipëri: Të shqetësuar dhe me pak mundësi për të hyrë në Karaburun

D V

Rama reagon për zjarret në Vlorë: Prioritet mbetet evakuimi i banorëve

D V

Ambasada amerikane i reagon Berishës për padinë e ngritur në Gjykatën e Parisit

D V

Momente kritike në Shëngjin, pamjet tregojnë sesi pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë disa persona nga mbytja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...