Agjencia Zhurnal.mk

Ikona e Serie A: Lautaro s’është fenomen, vetëm Ronaldinho, Messi dhe braziliani Ronaldo janë të tillë

Ikona e Serie A, Jose Altafini, e ka quajtur sulmues të shkëlqyer yllin e Interit Lautaro Martinez, por ka këmbëngulur se argjentinasi nuk është fenomen si Lionel Messi, Ronaldinho, braziliani Ronaldo apo Neymar.

Barcelona është duke bërë përpjekje të vazhdueshme ta blejë Martinezin si pasues afatgjatë të Luis Suarezit, por Altafini druhet se argjentinasi është duke u mbivlerësuar shumë nga mediat.

“Ai është lojtar i mirë por nuk është fenomen”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit, Napolit dhe Juventusit.

“Vetëm Ronaldinho, braziliani Ronaldo, Messi dhe Neymar mund të konsiderohen fenomenë. Ai është lojtar i shkëlqyer por nuk është në nivelin e tyre”, shtoi ai.

81-vjeçari u pyet edhe për mundësinë që sezoni aktual duhet të rifillojë në kohën e pandemisë koronavirus.

“Nuk mund ta ndalesh Serinë A tani. Duhet të rifillosh, pavarësisht se a në korrik, gusht apo shtator”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...