Ikonomu: Memorandumet me Maqedoninë e Veriut do të ratifikohen në kohë adekuate

Athinë, 6 shtator – Tre memorandume me Maqedoninë e Veriut që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa tashmë një vit presin ratifikim në Parlamentin grek, sipas zëdhënësit të Qeverisë greke Janis Ikonomu do të ratifikohen në, “kohë adekuate në periudhën në vijim”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Duke i marrë parasysh memorandumet që ishin pjesë e temave për të cilat biseduan shefat e të dy diplomacive Bujar Osmani dhe Nikos Dendias në takimin e javës së kaluar në Shkup, korrespondentja e MIA-s nga Athina, në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët kërkoi përgjigje nga zëdhënësi qeveritar, nëse ekziston diçka e re rreth ratifikimit.

“Në kohë adekuate, në periudhën në vijim do të bëhet edhe kjo”, shkurtë u përgjigj Ikonomu.

Memorandumi për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE: Memorandum për formim të Komitetit Koordinativ për Bashkëpunim Ekonomik dhe Marrëveshje teknike për mbikqyrrje të FIR Shkup, janë tre memorandumet e nënshkruara ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa në Parlamentin grek ishin dorëzuar kah mesi i shtatorit të vitit të kaluar.

Prej atëherë ende nuk është vendosur në rend dite, së pari, shqyrtimi i tyre në komisionin kompetent në Parlament, ndërsa pastaj edhe ratifikimi nga deputetët, ndërsa nga SYRIZA opozitare, shpesh herë e akuzojnë Qeverinë aktuale greke se për shkak të mospajtimeve të brendshme në Demokracinë e Re, me qëllim e mban ratifikimin.

Related posts

Ministrja Shekerinska për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Portugalisë

Z H

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut ndanë nga 30 mijë denarë për familjet e viktimave

N E

Dikur kishte datë të sigurtë, tani Zaev shpreson që në Bullgari të formohet Qeveri për negociata

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More