Ikonomu: Në kohë adekuate ratifikimi i memorandumeve me Maqedoninë e Veriut

Athinë, 23 gusht – Memorandumet me Maqedoninë e Veriut do të ratifikohen në kohë adekuate në periudhën që vijon, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Janis Ikonomu në brifingun e sotëm me gazetarët, pa mos precizuar pastaj kur tre marrëveshjet do të vihen në rend dite në Parlamentin grek, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth asaj se sa memorandumet e pa ratifikuara lënë hapësirë për marrëveshje për bashkëpunim ushtarak mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, Ikonomu ka thënë se Greqia ka marrëveshje të saj me vendin tonë.

“Marrëveshja me Turqinë mbulon një dimension tjetër të bashkëpunimit, siç është mundësia për linjë kreditore për blerje të materialit mbrojtës. Vendi jonë ka marrëveshje të saja me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa sa ju takon memorandumeve që nuk janë ratifikuar, do të ratifikohen në kohë adekuate në periudhën që pason”, ka thënë Ikonomu.

Memorandumi për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE; Memorandumi i formimit të Komitetit koordinues për bashkëpunim ekonomik dhe marrëveshje teknike për mbikëqyrje të FIR Shkup, janë tre marrëveshjet e nënshkruara mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë që dalin nga Marrëveshja e Prespës, ndërsa në Parlamentin grek janë dorëzuar kah mesi i shtatorit vitin e kaluar.

Prej atëherë ende nuk është vendosur në rend dite ratifikimi i tyre, ndërsa nga SIRIZA opozitare shpesh akuzojnë qeverinë aktuale greke se për shkak të mospajtimeve të brendshme në Demokracinë e Re me qëllim e shtyjnë ratifikimin.

Related posts

EMV në plan afatgjatë do të ndërtojë 1000 MW elektrana fotovoltaike

N E

KSHZ publikon të gjithë kandidatët për kryetar komunash në Maqedoni

D V

Votohet Ligji për partner strategjik për autostradat Tetovë – Gostivar, Strugë – Qafë Thanë dhe Prilep – Manastir

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com