Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

IKSHPK bën teste PCR për qytetarët në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të ketë ekipe të cilat gjatë së martës dhe së mërkurës do t’i testojnë qytetarët për SARS CoV2.

Në komunikatën për media, IKSHPK thotë se edhe pse ditët e fundit është shënuar rënie e rasteve megjithatë po vazhdohet testimi dhe sensibilizimi i qytetarëve në parandalimin e COVID-19.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të testohen në SARS CoV2.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Instituti Kombëtari shëndetësisë publike, përkundër situatës epidemiologjike e cila ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve po vazhdon me testimin dhe sensibilizimin e qytetarëve në parandalimin e COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po vazhdojnë hetimin epidemiologjik dhe gjurmimin e rasteve gjithandej vendit.

Task Team i IKSHPK ka organizuar testime plotësuese në sheshin “Zahir Pajaziti”:

1. Testimi bëhet prej orës 9.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020;

2. Marrja e mostrave të hundës dhe fytit, në baza vullnetare për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR;

3. Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.

Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes.

IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Postime të ngjashme

Ish-deputeti i LDK-së: Në udhëheqësinë e partisë, duhet të thyhet monopoli

T E

Fatmir Sejdiu për Isa Mustafën: Thoshte se fitoj me duar në xhepa

T E

U shënua 24-vjetori i rënies së heroit Besnik Restelica

T E

Haki Abazi mbetet jashtë Kuvendit

T E

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...