Agjencia Zhurnal.mk

IKSHPK ngushëllon familjarët e viktimës së parë nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ngushëlluar familjarët e personit të parë në Kosovë që humbi jetën nga koronavirusi.

Nga IKSHPK kanë thënë se janë duke bërë luftën e madhe për ta parandaluar pandeminë, njofton Klan Kosova.

“Sot ne profesionistët shëndetësor përjetuam një humbje të madhe për humbjen e jetës së një qytetari tonë nga virusi COVID-19. Ne jemi bashkë me familjarët e tij dhe me qytetarët e vendit duke bërë luftën e madhe për të parandaluar pandeminë. Në emër të të gjithë profesionistëve shëndetësor me këtë rast, shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe qytetarëve për këtë humbje”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...