Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

“Ilaç për shpirt”: Kokrrat e dëllinjës ndihmojnë tretjen, kanë veti antiseptike natyrale dhe antireumatike

Ne i përdorim shumë pak, por bota po çmendet për shijen mesdhetare të kokrrave të dëllinjës

Nëse keni pirë gin, me siguri e keni dalluar shijen e kokrrave të dëllinjës (që gjenden edhe në vendin tonë), por është koha t’i përdorim ato edhe në përgatitjet kulinare

Sipas rekomandimeve më të fundit gastronomike, duhet t’u japim një shans këtyre përbërësve dhe me shijen e tyre të rrëmbejmë një udhëtim nëpër Mesdhe, prandaj duhet ta njohim më mirë.

Dëllinja është një bimë me gjelbërim të përhershëm, me gjethe halore dhe kokrra kaltër në vjollce (ose të kuqe), gjendet në brezin e shkurreve mesdhetare dhe këto kokrra, përveç të qenit shumë aromatike, kanë edhe shumë benefite të tjera.

Në kulturat e lashta është përdorur shumë për shkak të veprimit të saj balsamik. Sot e dimë që kokrrat e kësaj bime, favorizojnë tretjen, kanë veti antiseptike natyrale dhe të përdorura në formën e vajit për trupin kanë veti antireumatizmale. Gjenden lehtësisht në dyqanet e bimëve mjekësore.

Si përdoren në kuzhinë?

Përdorimet e kokrrave të dëllinjës janë shumë, ndër to, më klasikja është kombinimi me mishrat e egër siç janë derri i egër dhe kaprolli. Rritur në lartësi të mëdha, dëllinja përdoret edhe për të aromatizuar sallamet dhe në peshq liqeni e lumi si salmoni e trofta.

Mund të përdoret në vend të piperit siç bënin romakët e lashtë, ose të përgatisni pak më ndryshe pastat me kaçkavall dhe piper, këshillon Living.

Mund të krijoni me të një salcë shoqëruese të mrekullueshme për pjatat e mishit duke bërë një përzierje të: verës së kuqe, kokrrave të dëllinjës, gjetheve të dafinës, mjaltit të akacies dhe kripës dhe duke e lënë të qëndrojë për 20 minuta.

Mund të përdoren edhe në ëmbëlsira. Duke përgatitur një krem dëllinjash, ju mund të shoqëroni biskotat tuaja.

Merrni një lugë çaji kokrra dëllinjash të shtypura dhe përzihen me sheqer, qumësht dhe vendosen të ziejnë. Më pas kullohet përbërja tek të verdhat e vezëve me pak sheqer tjetër, pak kripë e miell. Zihet përsëri për dy minuta dhe lihet të ftohet.

Postime të ngjashme

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

Pirja ditore e ujit sipas peshës trupore: Kështu do ta çoni linjën deri në perfeksion!

S.B.

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

S.B.

Çaji me lëvozhgën e qepës mund të largoj shenjat e plakjes, ul inflamacionin dhe presionin e gjakut

S.B.

Përdredhja e flokëve te fëmijët: A është shenjë e autizmit?

S.B.

Gjithnjë e më shpesh ka vërejtur që bashkëshorti kundërmonte: E ka akuzuar se nuk lahej, ndërkaq më vonë ka kuptuar të vërtetën e dhimbshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...