ILD kërkon largimin nga detyra për drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës

nga D V

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një magjistrateje, për disa shkelje disiplinore.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se veprimet e mosveprimet e drejtuesit K.Ll., përbëjnë mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve.

Prokurori ka shkelje të përsëritura të rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë,

ILD thekson se, shkelja disiplinore është kryer me dashje direkte dhe ndikimi negativ i saj mund të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë.

Sipas ILD, magjistrati nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka vlerësime profesionale pozitive.

Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit K.Ll., përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1-vjeçare”.

Gjithashtu ILD propozon masën disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More