Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ilir Hasani thirrje qytetarëve: Kujdes, respektoni masat

Zhurnal Ads

Shkup, 1 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendësministri i Shëndetësisë, mjeku Ilir Hasani në profilin e tij në ‘Facebook’ bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së coronavirusit.

“E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do t;i thoni për mua. Po ashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj. Vëllezër, motra, miq, dhe gjithë ju të dashurit e mi, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na merr prindër, motra, vëllezër, por na merr edhe bijë e bija”, shkruan Hasani.

Hasani thotë se zjarri djeg aty ku bie dhe se dhimbja përvëlon vetëm ato zemra që prek.

“Të dashur, kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat! Mbroni veten, mbroni prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët. Mbrohuni”, shkruan Hasani duke ngushëlluar familjen Mamuti nga Likova e Kumanovës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Të sëmurët kronikë deri më 23 shtator duhet të marrin vërtetim nga specialisti, Filipçe bind se nuk ka vend për panik

E.E.

Qeveria: Të vdekurit nga Covid, nuk është patjetër të varrosen me arkivolë kallaji

Z H

Nga coronavirusi vdiq ish kryeshefi i SPB-Veles, Igor Angellovski

admin

Bregu: Rajoni ka nevojë për treg të përbashkët për të siguruar lëvizjen e lirë

T E

Filipçe i dëgjoi sindikalistët, pas Vitit të Ri do të shpërblehen ata që nuk ishin në lista?!

T E

28 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 1.120 raste të reja

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...