Shqipëri

Ilir Meta bën thirrje: Zgjidhni çështjen e naftëtarëve para se t’u rrezikohet jeta

Zhurnal Ads

Kreu i shtetit Ilir Meta bën thirrje për një zgjidhje urgjente shtetërore dhe njerëzore për naftëtarët e Ballshit, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.

Statusi i plotë i presidentit Meta:

“Është tepër e domosdoshme dhe bëj thirrje për vendosjen e menjëhershme të dialogut mes Qeverisë dhe grave greviste e naftëtarve për një zgjidhje sa më të pranueshme të kërkesave të drejta të tyre, për të shmangur përshkallëzimin e situatës me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje, pa vonesa të metejshme, për një trajtim të përgjegjshëm shtetëror dhe njerëzor të kësaj çështje, me qëllim zgjidhjen e kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare përpara se të përballemi me probleme shëndetësore që mund të rrezikojnë jetën e të ngujuarve.”

Postime të ngjashme

PD bën publike emrat e kandidatëve për qarkun e Durrësit, votohet nesër

admin

Floresha Rasha rrëfen 7 vitet në Siri, plagosja e saj, vrasja e burrit dhe vajzës 16 vjeçe

admin

Turqia eksporton armë anti-dron në Shqipëri

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...