Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ilir Meta dhe Lulzim Basha drejt Kavajës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbërritur në Kavajë, pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ku mbeti i plagosur një prej mbështetësve të tij.

Basha është pritur nga qindra demokratë para zyrës elektorale. “Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti”, tha Basha.

Ndërkohë pas tij, pritet që edhe kreu i shtetit, Ilir Meta të niset drejt Kavajës. Ka qenë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një postim në ‘Facebook’ shprehet se për momentin Presidenti ndodhet në Elbasan në një iftar, por më vonë do të shkojë në Kavajë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit” shkruan Tedi Blushi.

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Territorit/ Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! E papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

S.B.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

S.B.

“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

S.B.

​Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

S.B.

Basha me demokratët në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, dhe do ta vazhdojmë për ta, për Shqipërinë, për demokracinë

S.B.

Kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat/ PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale. Vota u ble me 50 mijë lekë!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...