Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ilir Meta: “Kam një paralajmërim, për kryeministrin”

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Kavajë pasi u pla gos sekretari i degës së PD, Bledar Okshtuni.

Ndërkohë që në ambientet e zyrës ishte ende gjaku i 27-vjeçarit, Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, se ky do të jetë gja ku i fundit që derdhet në zgjedhje.

Presidenti në një deklaratë për mediat nga zyra elektorale e PD iu drejtua kryeministrit duke i thënë se shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që nuk i shkon në mendje.

Kreu i shtetit akuzon Ramën se ka lëshuar banditët në të gjithë vendin, ndërsa i tha se ka bërë me qindra krime zgjedhore gjatë këtyre ditëve.

“Kam një paralajmërim, për kryeministrin. Gjaku i fundit që zgjedhjet për zgjedhje. Ti jo kushtetutë që nuk njeh por ti nuk i di as rregullat e shqiptarit, je vetem shqipfolës.

Shqiptari po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje, ke çuar rrugaçët që të dhunojnë opozitën në shtëpinë e tyre. Ke lëshuar banditët në të gjithë Shqipërinë.

Thiri mendjes para se të jetë vonë. Leri qytetarët të votojnë të lirë. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit.

Ke bërë me qindra krime zgjedhore këto ditë. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohen,” tha Meta.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim autorin Ndriçim Jonuzi. Uniformat blu bënë me dije se pas një konflikti verbal mes tyre, Jonuzi është futur brenda zyrës elektorale të PD në qendër të qytetit dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 27-vjeçarit Okshtuni duke e plagosur në këmbë këtë të fundit.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë gjithashtu Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...