Ilir Meta përshëndet rezolutën e nxjerr nga Kuvendi i Kosovës për Srebrenicën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës, për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.

 

Përmes një statusi në Facebook presidenti shqiptar ka thënë se duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohet pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi.

“Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ndër të tjerash Ilir Meta.

Postimi i plotë i Metës:

“E përshëndes miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, masakrës më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, që ndodhi 26 vite më parë, në zemër të Europës dhe që kurrsesi nuk duhej të ishte lejuar të ndodhte.

Duke e përkrahur këtë Rezolutë, i bashkohem pikëllimit të thellë për viktimat e pafajshme dhe nderimit të kujtimit të tyre, dënimit të çdo përpjekje për mohimin e këtij gjenocidi dhe e përqafoj thirrjen për të bërë çdo përpjekje, që përgjegjësit e kësaj masakre të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.

Vetëm duke forcuar bashkëpunimin rajonal dhe bashkëjetesën etnike e fetare do të konsolidojmë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe do të ecim përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Meta.

Related posts

Petar Petkoviq: Takimi i ri Kurti-Vuçiq varet nga bisedimet e sotme

N E

Një muaj paraburgim për 19 nga 21 të arrestuarit në rastin “Subvencioni 2021”

D V

Ministri i Shëndetësisë në Kroaci flet për gjendjen e të lënduarve pas aksidentit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com